Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin në Fushë-Krujë, drejtuesi 39-vjeçar ishte në gjendje të dehur

Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë alkooli që kishte konsumur 39-vjecari dhe shpejtësia e madhe më të cilën po lëvizte. 

21 Prill 2024, 14:52 Nga M.B
Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin në Fushë-Krujë,
Foto nga vendi i ngjarjes

FUSHË-KRUJA- 39-vjeçari Andi Kullajn është arrestuar pasi ka shkaktuar aksidentin me pasojë vdekjen e një 17-vjeçari mbrëmjen e së shtunës në Fushë Krujë. Bëhet me dije se 39-vjeçari ka rezultuar të ketë qenë në gjendje të dehur.

Kullaj drejtonte automjetin 'Hyundai' dhe aksidentoi për vdekje në Fushë Krujë 17-vjeçarin Isuf Mehmeti teksa po kalonte shumë pranë vijave të bardha. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë alkooli që kishte konsumur 39-vjecari dhe shpejtësia e madhe më të cilën po lëvizte. 

aksidenti ne fushe kruje

Sondazh

Poll