Aktualitet

Vrasja e Azem Hajdarit, ja kur do ta shqyrtojë Gjykata e Lartë rekursin e Izet Haxhisë

Izet Haxhia është dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit. Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës por më pas kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta.

21 Prill 2024, 12:44 Nga M.B
Vrasja e Azem Hajdarit, ja kur do ta shqyrtojë Gjykata e Lartë
Izet Haxhia

TIRANA- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e bërë nga Izet Haxhia, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari. Sipas gazetares Klodiana Lala seanca do të mbahet më 23 maj.

DETAJET E ÇËSHTJES:

Nr. i çështjes: 52105-00114-00-2023

Tipi: Çështje Penale

Titulli i çështjes: IZET HAXHIA

Dorëzuesi: IZET HAXHIA

Data e regjistrimit: 27/02/2023

Inicializuar: Rekurs

Statusi i çështjes: Në Proçes

Ardhur prej: Gjykata shkallës së parë Tiranë

Objekti i padisë/akuzës: Per kryerjen e vepres penale “Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal, te kohes kur eshte kryer vrasja (vrasjes se funksionareve publike sot neni 79/a) per vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ne vitin 1998 “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim te Besim Çeres, ish truproje e deputetit Azem Hajdari, me dt. 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te Kodit Penal, “Vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkepunim, mbetur ne tentative te Zenel Nezes, ish truproje e deputetit Azem Hajdari, me dt. 12.09.1998, parashikuar nga neni 78/1-25 te Kodit Penal.

Baza ligjore: Nenet 79/c, 78/1-25 te Kodit Penal.

Izet Haxhia është dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit. Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës por më pas kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta. Ndërsa në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, duke nisur kështu edhe betejën me drejtësinë shqiptare për Haxhinë, i cili kërkoi edhe dëshminë e Sali Berishës dhe të ish-truprojës së Azem Hajdarit, por asnjë prej tyre nuk u mor parasysh nga gjyqtarët e çështjes. Për vrasjen u dënua dhe vëllai i Izetit, Ismet Haxhia me 20 vite heqje lirie, por tani e ka kryer dënimin dhe i është rikthyer jetës normale. Ndërsa bashkëpunëtori tjetër Jaho Salihi (Mulosmani) është dënuar me burg përjetë. 

izet haxhia

Sondazh

Poll