21 Prill 2024, 13:44
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka zhvilluan disa aksione në fushat e hetimit të narkotikëve, krimeve dhe rritjes së sigurisë rrugore, duke vënë tetë persona në pranga. Nga hetimi i narkotikëve u vunë në pranga S.S 40-vjeç dhe N.N 28-vjeç. Ndërsa nga hetimi i krimeve në pranga ranë dy persona të tjerë B.H 18-vjeç dhe A.K 39-vjeç. Gjithashtu nga hetimi i sigurisë rrugore u arrestuan 4 persona S.B 42-vjeç, M.L 36-vjeç, A.Sh 24-vjeç dhe A.B 34-vjeç.
NJOFTIMI I POLICIS3:
Forcat e Policisë në Tiranë zhvilluan disa aksione në fushat e hetimit të narkotikëve e krimeve dhe rritjes së sigurisë rrugore.
1 - Hetimi i narkotikëve
U arrestuan në flagrancë shtetasit:
- S. S., 40 vjeç, pasi u kap me lëndë të dyshuar narkotike kokainë;
- N. N., 28 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", caktuar nga Gjykata, dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
2 - Hetimi i krimeve
U arrestuan shtetasit:
- B. H., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit të celularit të tij, i'u gjetën faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.
- A. K., 39 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në Fushë Krujë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17 vjeç.
3 - Siguria rrugore
U arrestuan shtetasit:
- S. B., 42 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. R., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar në banesë;
- M. L., 36 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën;
- A. Sh., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
- A. B., 34 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. N. 34-vjeçari që ka shkaktuar aksidentin, nuk ka njoftuar Policinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke fshehur mjetin, në banesën e tij. Shtetasi P. N., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
policia tiranës
Aktualitet
21 Prill 2024, 13:22
M.B
Foto ilustruese
BULQIZA- Reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar me intensitet të lartë gjatë ditës së sotme ...
Aktualitet
21 Prill 2024, 13:09
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KUKËS- Reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar me intensitet të lartë gjatë dit&eum...
Aktualitet
21 Prill 2024, 12:44
M.B
Izet Haxhia
TIRANA- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e bërë nga Izet Haxhia, i cili akuzohet për vrasjen e ish-d...
Aktualitet
21 Prill 2024, 12:18
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Një person është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. 42-vjeçari me iniciale I.K ishte shpallur n&e...
Aktualitet
21 Prill 2024, 12:03
E. D
foto ilustruese
KRUJË- Polica e krujës në kuadër të megaoperacionit "Sundimi ligjit" ka vënë në pranga tre shtetas ...
Aktualitet
21 Prill 2024, 12:02
M.B
Foto nga rrethi i Librazhdit
LIBRAZHD- Reshjet e dëborës kanë "pushtuar" dhe rrethin e Librazhdit. Mësohet se në Fush...
Aktualitet
21 Prill 2024, 11:31
M.B
Foto nga protesta
TIRANA- 53-vjeçari Artan Muçmata, banues në Tiranë është ndaluar nga policia nën akuzën se ka...
Aktualitet
21 Prill 2024, 11:11
E. D
PEQIN- 107-vjeçarja nga qyteti i Peqini Xhemile Vogli është ndarë nga jeta dje. Xhemile Vogli ishte e mbijetuara e vetme më e moshu...
Aktualitet
21 Prill 2024, 11:11
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka sekuestrur një vilë 2-katëshe në Petrelë, pasi dokumentacioni te...
Aktualitet
21 Prill 2024, 11:05
M.B
Vlora
VLORA- Qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje të dendura të shiut mëngjesin e sotëm ku mësohet ...