Aktualitet

EMRI/ Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Akuzohet se dhunoi efektivët e policisë, ndalohet 53-vjeçar

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

21 Prill 2024, 11:31 Nga M.B
EMRI/ Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Akuzohet se dhunoi
Foto nga protesta

TIRANA- 53-vjeçari Artan Muçmata, banues në Tiranë është ndaluar nga policia nën akuzën se ka akte dhune gjatë protestës së opozitës më datë 19.04.2024 përpara Bashkisë Tiranë. Sipas njoftimit, 53-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Njoftimi:

Tiranë

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me aktet e dhunshme gjatë protestës së datës 19.04.2024, përpara Bashkisë Tiranë, u ndalua shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë protestës, 53-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

policia tirana

Sondazh

Poll