Aktualitet

Dëbora në Rrugën e Kombit, aksidentohet një automjet, brenda tij 3 persona

Mësohet se në segmentin Fan-Kolsh ka prezencë të borës e akullit.

21 Prill 2024, 13:09 Nga M.B
Dëbora në Rrugën e Kombit, aksidentohet një automjet, brenda
Foto nga vendi i ngjarjes

KUKËS- Reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar me intensitet të lartë gjatë ditës së sotme në shumë zona në veri të vendit. Edhe në Rrugën e Kombit kanë nisur reshjet e dëborës, ku për pasojë të prezencës se akullit ka ndodhur edhe një aksident. 

Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, fatmirësisht pa lëndime në njerëz. Mësohet se në automjet udhëtonin tre persona.

rruga e kombit

Sondazh

Poll