Politike

"Iu thonë distancohuni nga Monika se do të shkojë në burg", Kryemadhi: Nuk më rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un

Kryemadhi tha se shumë nga të pranishmëve në mbledhje iu thonë të distancohen nga ajo sepse shumë shpejt do të shkojë në burg.

19 Prill 2024, 19:29 Nga r.ll
"Iu thonë distancohuni nga Monika se do të shkojë në
monika kryemadhi

TIRANË- Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë, mbajti fjalën e saj edhe deputetja Monika Kryemadhi.

Kryemadhi tha se shumë nga të pranishmëve në mbledhje iu thonë të distancohen nga ajo sepse shumë shpejt do të shkojë në burg. Pas kësaj ajo theksoi se nuk i rruhet fare as për SPAK-un dhe as për burgun.

“Shumë prej jush thirren dhe iu thonë distancohuni nga Monika Kryemadhi se do të shkojë në burg, nuk më rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un. Sa kam parë kumbulla dhe fara luledielli në jetën time në këto 30 vjet, si puna e tyre do hyjnë dhe do dalin sa të duash. Halli im nuk është halli juaj, halli juaj është halli im”, theksoi ajo.

monika kryemadhi partia e lirise

Sondazh

Poll