Politike

Protesta para Bashkisë Tiranë/ Dorjan Teliti: Qytetarët janë të vjedhur dhe jo të varfër

Teliti theksoi se Veliajn e ka kapluar një frikë dhe është fshehur pas policëve dhe bllokimit të derës.

19 Prill 2024, 11:33 Nga I.A
Protesta para Bashkisë Tiranë/ Dorjan Teliti: Qytetarët janë
Dorjan Teliti

TIRANË- Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti ka folur në protestën para bashkisë së kryeqytetit, kundër dosjes 5D. Teliti theksoi se Veliajn e ka kapluar një frikë dhe është fshehur pas policëve dhe bllokimit të derës. Po ashtu Teliti ka deklaruar se qytetarët e Tiranës janë të vjedhur dhe jo të varfër.  

"Të dashur protestues shikojeni frikën që ka kapluar Erion Velinë. Të rrethuar për të tretën herë nga policë duke i vendosur zinxhirin derës kanë mbyllur sot bashkinë, bashkinë që është e qytetarëve nuk është e tij. Bashkia që duhet të jëtë e hapur në orar zyrtar pune. Sot është e mbyllur për tu dhënë shërbime qytetarëve. Është e mbyllur për tu dhënë përgjigje halleve të qytetarëve. Por është e hapur për afera korruptive. Janë të mbyllur për ju, por janë të hapur ndaj vjedhjes. Janë të mbyllur për biznesin por të hapur për të mbledhur taksat dhe për të vendosur gjoba. Janë të mbyllur për njerëzit e thjeshtë por të hapur për të bërë afera me inceneratorët dhe 5D. Jemi të vjedhur nuk jemi të verfër. E verteta është se 30 milionë euro që ka vjedhur Erion Veliaj me bandën e tij mund ti shërbenin shume Tiranës, mund të ndihmonin 1200 familje të pastreha që të strehoheshin. Do të bëhej e mundur që me 30 milionë euro të pagueshisn 8 vjet ushqime për çerdhet dhe kopshtet," tha Teliti.

Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

proteste para bashkise tirane spak aksion në bashkinë tiranë

Sondazh

Poll