Sport

Mançini shpjegon pas ndeshjes dedikimin e golit: “Ishte për Mattian… ishte familjari ynë!”

Mattia Giani ishte vëllai i Elias, i dashuri i motrës së Mancinit. "Kam dhimbje. Motra ime dhe familja e Mattia-s po vuajnë.

19 Prill 2024, 01:47 Nga DOSJA
Mançini shpjegon pas ndeshjes dedikimin e golit: “Ishte për

ITALI - Gianluca Mancini shënon golin 1-0 kundër Milanit në Olimpico dhe zhvendoset tek kamerat për të shfaqur menjëherë më pas një fanellë. “Mattia gjithmonë me ne”, shkruhet në bluzën që ai mban në dorë dhe e tregon tek kamera. Më pas u mësua se me këtë gjest ai donte të kujtonte Gianin, futbollistin e Castelfiorentino-s, i cili së fundmi u nda nga jeta pas një ataku kardiak që pësoi në fushë.

Mattia Giani ishte vëllai i Elias, i dashuri i motrës së Mancinit. "Kam dhimbje. Motra ime dhe familja e Mattia-s po vuajnë. Bota e tyre është shembur rreth tyre, por e di që ata do të ngrihen për Mattia-n. U përpoqa të bëja një gjest për familjen dhe për Mattia-n, babai ishte o pranishëm në këtë ndeshje dhe më ka thenë se ka qenë dita më e mirë e jetës së tyre, jam shumë i emocionuar”, tha mbrojtësi për Sky pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll