Sport

VIDEO / Roma në gjysmëfinale të Europa League, Milani e mbyll me Europën!

Pavarësisht epërsisë numerike kuqezinjtë nuk ja dalin të ndryshojnë fatin e tij në Europë dhe nuk eviton dot eliminim.

18 Prill 2024, 23:03 Nga DOSJA
VIDEO / Roma në gjysmëfinale të Europa League, Milani e mbyll me

ITALI – Roma eliminon Milanin dhe avancon në gjysmëfinalen e Europa League. Në derbin e Italisë të çerekfinaleve të Europa League janë djemt e De Rosita bëjnë shumë mirë përballë Milanit.

Pasi fituan ndeshjen e pare në “San Siro” 1-0 falë golit të Mancinit, romanët mbyllin 45 miutat e para në avantazhin e dy golave të tjerë. Sërish Mancini hapi serinë e golave në minutën e 12-të duke shokuar kuqezinjtë.


Por kur thonë “e keqja nuk ka fund”, kështu ndodhi për Milanin që 10 minuta më pas pëson edhe golin e dytë, këtë here me auto Dybalën i cili dërgon topin aty ku Maignan nuk mundej të arrinte.


Edhe 10 minuta të tjera dhe verdhekuqt e shohin veten me 10 lojtarë, saktësisht në minutën e 31-të turku Calik për një ndërhyrje nga pas ndaj Leaos, lë skuadrën e tij me 10 lojtarë, por gjithçka mbyllet në 45 minuta me shifrat 2-0 dhe 3-1 në rezultatin total të të dy takimeve.

Pavarësisht epërsisë numerike kuqezinjtë nuk ja dalin të ndryshojnë fatin e tij në Europë dhe nuk eviton dot eliminim. Goli i Gabias në fundin e kohës së rregullt thjesht rezultoi për statistik. Një goditje kjo për kuqezinjtë në një moment të rendësishëm të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll