Sport

VIDEO / Atalanta bën të pamundurën, eliminon Liverpool!

Bergamaskët kualifikohen për në gjysmëfinale të Europa League pasi mundën me rezultatin e përgjithshëm 3-1 një nga pretendentët për këtë trofe si skuadra e Jurgen Klopp.

18 Prill 2024, 22:58 Nga DOSJA
VIDEO / Atalanta bën të pamundurën, eliminon Liverpool!

ITALI – Atalanta kualifikohet në gjysmëfinale të Europa Leagues pasi eliminoi një prej skuadrave pretentende dhe më të forta të Europës për momentin si Liverpool me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

 Një javë më pate bergamaskët morën një fitore të pabesueshme në Anfield (0-3) dhe i duhej thjesht të administronte epërsinë e tre golave në takimit e kthimit, në Bergamo.

Italianët bën gjithçka për realizimin e kësaj ëndrre dhe statistikat ishin në favorin e saj, pasi kishin humbur vetëm një nga 22 ndeshjet e fundit të UEL (13 fitore, 8 barazime). Ndërkohë situata te Liverpooli është e nderë, sidomos pas humbjes së fundit 1-0 nga Crystal Palace dhe tashmë ky eliminim nga Europa.

Që në minutën e 7-të është Salah që i jep avantazhin Liverpool pasi shndërroi një penallti në gol.


Ngushtohet diferenca në 3-1 në rezultatin e përgjithshëm pas 45 minutave të para që u mbyllën me të vetmin gol të egjiptianit të Liverpool dhe po me këto shifra u mbyll i gjithë takimi duke kaluar kështu Italianët më tej.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll