Sport

Përcaktohen gjysmëfinalistët e Europa League, ja si janë ndarë çiftet! - TABELA

Atalanta, e cila eliminoi anglezët e Liverpool, ndaj të cilëve triumfuan me rezultatin e përgjithshëm 3-1, do të përballet në gjysmëfinale me Marseille-n, me francezët që triumfuan pas penalltive me rezultatin e përgjithshëm 3-2 dhe eliminuan Benfica-n nga Europa League.

19 Prill 2024, 01:37 Nga DOSJA

Përcaktohen gjysmëfinalistët e Europa League, ja si janë

ZVICER - Këtë të enjte u përcaktuan katër skuadrat gjysmëfinaliste të Europa League. Roma, Atalanta, Bayer Leverkusen dhe Marseille janë katër ekipet që kaluan në raundin e parafundit të Europa League.

Roma eliminoi Milan-in, ndërsa fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve të fazës çerekfinale. Ndërsa në gjysmëfinale Roma do të përballet me gjermanët e Bayer Leverkusen, të cilët eliminuan West Ham-in, ndaj të cilit fituan me rezultatin e përgjithshëm 1-3.

Atalanta, e cila eliminoi anglezët e Liverpool, ndaj të cilëve triumfuan me rezultatin e përgjithshëm 3-1, do të përballet në gjysmëfinale me Marseille-n, me francezët që triumfuan pas penalltive me rezultatin e përgjithshëm 3-2 dhe eliminuan Benfica-n nga Europa League.

Përcaktohen gjysmëfinalistët e Europa League, ja si janë

Çiftet gjysmëfinaliste të Europa League:

Roma-Bayer Leverkusen

Atalanta-Marseille

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll