Sport

VIDEO / Salah ngushton diferencën, por Atalanta është pranë ëndrrës!

Ngushtohet diferenca në 3-1 në rezultatin e përgjithshëm pas 45 minutave të para që u mbyllën me të vetmin gol të egjiptianit të Liverpool

18 Prill 2024, 21:56 Nga DOSJA
VIDEO / Salah ngushton diferencën, por Atalanta është pranë

ITALI - Atalanta mori një fitore të pabesueshme një javë më parë në Anfield (0-3) dhe i duhet thjesht të administrojë epërsinë e tre golave në takimit e kthimit, në Bergamo.

Skuadra italiane do të bëjë gjithçka për realizimin e kësaj ëndrre dhe statistikat janë në favorin e saj, pasi ka humbur vetëm një nga 22 ndeshjet e fundit të UEL (13 fitore, 8 barazime). Ndërkohë situata te Liverpooli është e nderë, sidomos pas humbjes së fundit 1-0 nga Crystal Palace.

Që në minutën e 7-të është Salah që i jep avantazhin Liverpool pasi shndërroi një penallti në gol.


Ngushtohet diferenca në 3-1 në rezultatin e përgjithshëm pas 45 minutave të para që u mbyllën me të vetmin gol të egjiptianit të Liverpool

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll