Sport

VIDEO / Roma në gjysmëfinale të Europa League, Milani jashtë…pritet zyrtarizimi!

Calik për një ndërhyrje nga pas ndaj Leaos, lë skuadrën e tij me 10 lojtarë, por gjithçka mbyllet në 45 minuta me shifrat 2-0 dhe 3-0 në rezultatin total të të dy takimeve.

18 Prill 2024, 21:50 Nga DOSJA
VIDEO / Roma në gjysmëfinale të Europa League, Milani

ITALI – Në derbin e Italisë të çerekfinaleve të Europa League janë djemt e De Rosit ata që po bëjnë shumë mire përballë Milanit.

Pasi fituan ndeshjen e pare në “San Siro” 1-0 falë golit të Mancinit, romanët mbyllin 45 miutat e para në avantazhin e dy golave të tjerë. Sërish Mancini hapi serine e golave në minutën e 12-të duke shokuar kuqezinjtë.

Por kur thonë “e keqja nuk ka fund”, kështu ndodhi për Milanin që 10 minuta më pas pëson edhe golin e dytë, këtë here me auto Dybalën i cili dërgon topin aty ku Maignan nuk mundej të arrinte.

Edhe 10 minuta të tjera dhe verdhekuqt e shohin veten me 10 lojtarë, saktësisht në minutën e 31-të turku Calik për një ndërhyrje nga pas ndaj Leaos, lë skuadrën e tij me 10 lojtarë, por gjithçka mbyllet në 45 minuta me shifrat 2-0 dhe 3-0 në rezultatin total të të dy takimeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll