Politike

Kryemadhi i del kundër Metës: E karikon Veliaj se vetë s'ka mundësi ta sulmojë SPAK-un

Po ashtu Kryemadhi u shpreh se Prokuroria e Posaçme nuk është betejë politike e Partisë së Lirisë.

18 Prill 2024, 21:55 Nga I.A
Kryemadhi i del kundër Metës: E karikon Veliaj se vetë s'ka
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka dalë kundër këtij të fundit sa i përket akuzave të ashpra në adresë të SPAK dhe drejtuesit të saj Altin Dumani. Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Monika Kryemadhi tha se nuk është peng i askujt, duke ju referuar SPAK-ut. Kryemadhi hodhi dyshime se Veliaj ka karikuar Metën të shajë SPAK-un duke i thënë që ka marrë peng Monikën. Po ashtu Kryemadhi u shpreh se Prokuroria e Posaçme nuk është betejë politike e Partisë së Lirisë.

“Nëse Erion Veliaj nuk ka guxim të shajë SPAK-un dhe karikon Ilir Metën në mënyra të ndryshme duke thënë se ka marrë peng Monikën.  Mua nuk më merr dot peng Meta do më merrka SPAK. Për çfarë i duhet Partia e Lirisë Altin Dumanit? Po pse Altin Dumani dhe jo Prokuroria e Tiranës? Po pse jo gjykata? Pse jo KLP? Pse jo Edi Rama? Pse mo beteja e Partisë së Lirisë është SPAK-u?", tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se historia e serverave qëlloi në të njëjtën ditë që u arrestuan drejtorët e 5D.

“Gjithë historia e serverave na qëlloi ditën që u arrestuan drejtorët e 5D.Pse ngrihet një furtunë për një gjë. Kush ka frikë nga drejtësia? Ai që ka firmosur dhe që ka bërë kontrata morale të paligjshme”, tha ajo.

monika kryemadhi spak

Sondazh

Poll