Politike

Kryemadhi ironizon bashkëpunëtorët e Metës: Rrogëtarët e Presidencës tani marrin rrogën në Partinë e Lirisë

Kryemadhi e konsideron artificial problemin që ka shfaqur Ilir Meta ditët e fundit, kur flet për tradhtarë dhe çimkaxhinj brenda Partisë së Lirisë.

18 Prill 2024, 21:34 Nga I.A
Kryemadhi ironizon bashkëpunëtorët e Metës:
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka sulmuar bashkëpunëtorët e Ilir Metës, një pjesë të të cilëve i kishte në Presidencë dhe që tashmë i ka marrë në parti. Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Kryemadhi e konsideron artificial problemin që ka shfaqur Ilir Meta ditët e fundit, kur flet për tradhtarë dhe çimkaxhinj brenda Partisë së Lirisë.

"Është gënjyer Ilir Meta. Sepse kur mbledh rreth vetes njerëz të cilët mendojnë që janë rrogëtarë, sepse një parti politike nuk mbahet me rrogëtarë dhe servilë sedentarë. Kur njerëzit të cilët e kanë mendjen bosh dhe nuk e mbushin dot kohën me aksion opozitar atëherë do të krijojnë armikun imagjinar. Ai material nuk është shkruar nga një profesionit, është shkruar nga një jurist i cili nuk njeh," tha Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll