Politike

Marrëdhënia me Metën, Kryemadhi: Është thyer, por djegia e mandateve është justifikim 

Po ashtu ajo ka theksuar se në krah të Metës janë pozicionuar persona të cilët njëjtë si dhe ajo vite më parë dogjën mandatet dhe kishin të njëjtat mendime dhe vendime si ajo.

18 Prill 2024, 21:21 Nga I.A
Marrëdhënia me Metën, Kryemadhi: Është thyer, por
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se marrëdhënia e saj me bashkëshortin Ilir Meta është thyer. E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Kryemadhi tha se shkaku për këtë thyerje nuk janë djegiet e mandateve në vitin 2019. Po ashtu ajo ka theksuar se në krah të Metës janë pozicionuar persona të cilët njëjtë si dhe ajo vite më parë dogjën mandatet dhe kishin të njëjtat mendime dhe vendime si ajo.

“Marrëdhënia ime politike me Ilir Metën është thyer.  Sa i përket qëndrimeve të Metës, unë po flas sa i përket anës time. Ajo që dua unë të theksoj është që sot edhe në krah të Metës ke kolegët e mi që kemi ndarë të gjithë bashkë aksionin tonë opozitar. Kemi qenë bashkë në çdo betejë politike, kemi ndarë mendime, ajo që dua të theksoj se një pjesë e tyre vazhdojnë të jenë krah Metës. Çështja e thyerjes, e djegies së mandateve nuk është thjesht kjo, është një çështje justifikim.  Ka një sjellje të ndryshme. Jo nuk ka qenë e tensionuar mbledhja e kryesisë. Monika nuk bën debat duke thënë shefi-shefi. Debati ka filluar me paçavuren me denoncimin që ka firmosur Meta sa i përket serverëve”, tha Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll