Politike

Kryemadhi: Unë sot jetoj me nënën time, banesën SPAK ia ka kontrolluar në nëntor

Kryemadhi tha se teksa mamaja e tij ka qenë në SPAK, mediat pranë Veliajt kanë thënë se dhe vajzat e saj kanë qenë atje.

18 Prill 2024, 21:47 Nga I.A
Kryemadhi: Unë sot jetoj me nënën time, banesën SPAK ia ka
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se ajo momentalisht jeton me nënë e saj. E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Kryemadhi tha se teksa mamaja e tij ka qenë në SPAK, mediat pranë Veliajt kanë thënë se dhe vajzat e saj kanë qenë atje. Sa për kontrollet nga zyrtarët e BKH-së, Kryemadhi tha se banesa e nënës së saj është kontrolluar në nëntor.

“Mamaja imë është mbajtur 6 orë në SPAK dhe është pyetur se ku i ka gjetur paratë që ka blerë një shtëpi. Mamaja ime është një njeri normal dhe për hetim pasuror mund ta thërrasë Prokuroria e Tiranës. Në momentin që t’i ke kontrolluar banesën mamasë sime, ajo nuk mund të thirret vetëm aty e pashoqëruar. Ndërkohë banesa e nënës sime është kontrolluar në nëntor, vetëm pse ajo ka blerë një banesë në vitin 2010. Unë jetoj me nënën time. Unë kam jetuar me prindërit e mi dhe sot vijojë të jetoj me nënën time. SPAK ka kontrolluar banesën time dhe unë ia kam hapur derën sepse nuk kam pasur asgjë për të fshehur”, tha Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll