Politike

Konflikti me Metën/ Kryemadhi: Nuk ka konflikt por një sjellje që ka marrë nga këshilltarët e gabuar

Kryemadhi është shprehur se ka këndvështrime ndryshe nga Meta dhe nuk mund t’ia heqë dot të drejtën për të shprehur mendimin e saj.

18 Prill 2024, 21:18 Nga I.A
Konflikti me Metën/ Kryemadhi: Nuk ka konflikt por një sjellje që
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folur për raportin me Ilir Metën. E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Kryemadhi është shprehur se ka këndvështrime ndryshe nga Meta dhe nuk mund t’ia heqë dot të drejtën për të shprehur mendimin e saj.

“Mendimet e mia do jenë të drejtpërdrejta. Unë kam këndvështrim ndryshe sa i përket strukturimit të partisë. Nuk po them që kur kam drejtuar LSI kam shkëlqyer edhe të drejtën për të shprehur mendimin tim nuk mund të ma heqë dot. Nuk ka konflikt por një sjellje që ka marrë nga këshilltarët e gabuar”, tha Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll