Politike

Kryemadhi: Nuk është përgjimi në PL problemi i shqiptarëve, Meta nuk është përgjuar

18 Prill 2024, 21:15 Nga I.A
Kryemadhi: Nuk është përgjimi në PL problemi i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se kallëzimi i Metës për përgjimin në Partinë e Lirisë nuk është problem i shqiptarëve. E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Kryemdhi tha se nuk ka ndodhur asnjë përgjim apo situatë e tillë, siç thotë Ilir Meta, por fajin ia le bashkëpunëtorëve të ish-Presidentit, të cilët sipas saj e kanë bindur Ilir Metën se anëtarët e partisë janë përgjuar.

"Jo jo. Serverat e godinës së Partisë së Lirisë janë servera që çdo 1 javë fshihen dhe riformatohen. E dyta, ka luhatje tensioni. Në luhatjet e tensionit mund të ketë një moment kontakti 1 sekond i cili është fikur dhe është ndezur përsëri.  Ky është me thënë të drejtën problem njohurish. Kjo zgjidhet me IT. Asgjë nuk kanë gjetur. Është një fantazi e krijuar nga një grup njerëzish të cilët nga rrogëtarë në Presidencë vijnë dhe bëhen rrogëtarë në Partinë e Lirisë. Jo, i kanë thënë jemi përgjuar ne, nuk kanë thënë që është përgjuar Ilir Meta. Personat i kanë thënë Ilir Metës jemi përgjuar ne. Por nuk është ky problemi i shqiptarëve. Do vijë Prokuroria, do ta shikojë, do i nxjerri si budallenj ata që i kanë bërë," tha Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll