Politike

Deklaratat e Kryemadhit/ Meta: Monika po paguan kostot e Lul Bashës, nuk po paguan kostot e burrit

Lidhur me këtë deklaratë, Meta tha se Kryemadhi po paguan vetëm kostot e Lulzim Bashës, pasi atij i besoi. 

18 Prill 2024, 21:13 Nga r.ll
Deklaratat e Kryemadhit/ Meta: Monika po paguan kostot e Lul Bashës, nuk po
ilir meta

TIRANË- Kreu i PL-së, Ilir Meta i ftuar në "Çim Peka Live" foli për deklaratën e Monika Kryemadhit në Kuvend ku iu drejtua Olta Xhaçkës, duke i thënë se "gratë paguajnë kostot e burrave". 

Lidhur me këtë deklaratë, Meta tha se Kryemadhi po paguan vetëm kostot e Lulzim Bashës, pasi atij i besoi. 

Meta: Monika po paguan kostot e Lulit se i besoi Lulit. Nuk po paguan kosto që i shkaktoi burri. Burri që i shkaktoi kosto Monika Kryemadhit është Lulzim Basha, kryemashtruesi i Shqipërisë. Kjo tha po më tradhëtoi Luli, do e vras. Luli është shëndoshë si molla, mban peng vulën e PD-së. Luli nuk e meriton të quhet burrë, por është kryemashtrues.

ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll