Bota

Mbajtja në paraburgim e Dejan Jankoviç në Serbi, eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore! Të lirohet menjëherë

Reuten ka shkruar në “X” se këto janë provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga autoritetet serbe. Ai mw tej shkruan se e ata i dinë këtë model të përshkallëzimit dhe po ashtu të frikësimit të qytetarëve serbo-kosovarë dhe duhet ta ndalojmë atë.

18 Prill 2024, 14:13 Nga N.F
Mbajtja në paraburgim e Dejan Jankoviç në Serbi, eurodeputeti
Thijs Reuten

KOSOVË- Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar në lidhje me ndalimin e autobusëve të Kosovës nga autoritet serbe. Sveçla sot raportoi se u ndaluan ditën e djeshme mbi një mijë qytetarë nga Kosova në pikat kufitare.

Reuten ka shkruar në “X” se këto janë provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga autoritetet serbe. Ai më tej shkruan se e ata i dinë këtë model të përshkallëzimit dhe po ashtu të frikësimit të qytetarëve serbo-kosovarë dhe duhet ta ndalojmë atë.

“Provokime të parashikueshme, fëmijërore dhe të rrezikshme nga autoritetet serbe. Zëvendës shefi i Policisë së Kosovës Jankoviç është ende në paraburgim. Ai duhet të lirohet menjëherë. Ne e dimë këtë model të përshkallëzimit dhe po ashtu të frikësimit të qytetarëve serbo-kosovarë dhe duhet ta ndalojmë atë”, ka shkruar deputeti holandez.

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla tha Jankoviç është dërguar në paraburgim për 48 orë nga autoritetet e Serbisë. Ai më tej shtoi se Jankoviç është dërguar në paraburgim nën akuzën prishje të rendit kushtetues.

thijs reuten kosova serbia jankoviç

Sondazh

Poll