18 Prill 2024, 13:34
Nga I.A
Ilir Meta
TIRANË- Prokuroria e Posaçme nuk ka asnjë të regjistruar emrin e kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta me ndonjë dosje ose kallëzim. Në një prononcim për Abc News, SPAK ka deklaruar se momentalisht ka disa kallëzime të referuara në SPAK ndaj Metës, por nuk janë në emrin e tij.
Edhe pse SPAK e mohoi që të ketë procedim në emrin e Metës, kjo duket si një lojë fjalësh nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Kjo është metodë e ndjekur nga SPAK, në mënyrë që të mos humbasë afatet për hetimet. Të gjitha kallëzimet që janë bërë ndaj kreut të PL-së, ose procedimet janë me emrin e kallëzuesit ose me numër. Pra për dosjen e Cez Dia është vënë emri i ish-punonjësit të OSHEE-së që bëri denoncimin Romeo Kara, ndërsa për kallëzimin për pasurinë është emri i Idajet Beqirit.
Meta është thirrur në Prokurori si person me dije në çështjen e Cez Dia, por kallëzimi nuk mban emrin e tij. SPAK ka zgjedhur këtë metodë në mënyrë që të mos i ikin afatet për hetim. Pasi në momentin që regjistrohet procedimi me emër, SPAK ka vetëm 1 vit afat për të përfunduar hetimet dhe kopsitur dosjen.
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme duke thënë se kreu i saj Altin Dumani mbështetet nga amerikanët për të sulmuar atë. Gjatë intervistës në Opinion Meta tha se sipas informacioneve të tij, Altin Dumani ka patur takime me agjentin e korruoptuar të FBI-së Charles McGonigal. Ndërsa kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani reagoi duke thënë se akuzat janë të pabaza dhe bëhen për shkak të institucionit që ai drejton. Po ashtu ai ka theksuar se ai nuk është takuar kurrë me McGonigal dhe se emrin ia ka dëgjuar pas publikimit në mediat shqiptare.
ilir meta spak
Politike
18 Prill 2024, 13:26
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në fjalën e saj në seancën plenare të ditës s&...
Politike
18 Prill 2024, 13:32
N.F
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të kreut të...
Politike
18 Prill 2024, 12:43
I.A
Dhurata Çupi
TIRANË- Deputetja demokrate Dhurata Çupi është shprehur se Prefekti i Qarkut është një institucion...
Politike
18 Prill 2024, 12:41
N.F
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar gjatë seancës së sotme plenare projektligjin për pref...
Politike
18 Prill 2024, 12:09
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla teksa po fliste për zjarret në vend ka përqeshur në prej depute...
Politike
18 Prill 2024, 11:56
I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar opozitën për procedurat që kanë pasur n...
Politike
18 Prill 2024, 11:32
N.F
Naço dhe Peleshi
TIRANË- Deputeti socialist Nasip Naço në seancën e sotmë në Kuvend kërkoi një interp...
Politike
18 Prill 2024, 11:18
M.B
Nasip Naço
TIRANA- Kryetari i Komisionit të Sigurisë, deputeti Nasip Naço ka thirrur në interpelancë ministrin e Mbr...
Politike
18 Prill 2024, 11:11
N.F
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në seancën e sotme ësht&...
Politike
18 Prill 2024, 11:10
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar gjatë seancës së sotme maxhorancën për fjalë...