Politike

Balla prezanton projektligjin për Prefektin: Është një proces check-and balance! Të përmiresojmë shërbimet, duke nisur nga ata që i ofrojnë

Gjatë fjalës së tij Balla u shpreh se duhet të përmirësohet shërbimi, ndërsa shtoi se këshillat vendore të sigurisë publike është rekomandim i vjetër.

18 Prill 2024, 12:41 Nga N.F
Balla prezanton projektligjin për Prefektin: Është një
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar gjatë seancës së sotme plenare projektligjin për prefektin. Gjatë fjalës së tij Balla u shpreh se duhet të përmirësohet shërbimi, ndërsa shtoi se këshillat vendore të sigurisë publike është rekomandim i vjetër.

Ai gjithashtu gjatë fjalës së tij preku aksionet policiore ku u shpreh se 110 shpërndarës droge ndërsa tha se nuk e fsheh kënaqësinë për punën e prokurorive të juridiksionit.

“Ne e respektojmë pavarësinës e pushtetit vendor. Të përmiresojmë shërbimet, duke nisur nga ata që i ofrojnë. Pati një deputet i opozitës, që tha; ishte i shqetësuar se dikur ka qenë kryetar bashkie. Ai tha; kemi ardhur këtu që të kontrollojmë aktet që bën kryetari i bashkisë. Aktet që kontrollon prefekti, janë të miratuara nga këshilli. Ka një kartë të pavarësisë nga vetëqeverisja e pushtetit vendor. Mos të harrojmë se ky është një proces check-and balance. Ka pasur 110 shpërndarës droge të arrestuar. Nuk e fsheh kënaqësinë për punën e prokurorive të juridiksionit.”, tha Balla.

balla projktligji per prefekti

Sondazh

Poll