18 Prill 2024, 12:43
Nga I.A
Dhurata Çupi
TIRANË- Deputetja demokrate Dhurata Çupi është shprehur se Prefekti i Qarkut është një institucion pa asnjë autoritet domethënës dhe se duhet të shfuqizohet. Gjatë fjalës së saj në Kuvend ku po diskutohet projektligji për prefektin e qarkut, Çupi tha se opozita do të votojë kundër ndryshimeve. Sipas Çupit qëllimi i këtij projektligji është që qeveria të kontrollojë çdo pushtet përfshirë këtu edhe atë vendor.
“Prefekti kurrë nuk ka patur rolin e një institucioni me një autoritet domethënës. Përpjekja e sotme sjell në vëmendje sesa i panevojshëm është kthyer roli i prefektit në qarqe. Sipas ligjit, një nga përgjegjësitë është të raportojë se çfarë bëjnë institucionet e qeverisë qendrore të vendosur në qarqe. Prefekti është kthyer në një institucion pensionistësh që nuk bëjnë asgjë në shërbim të komunitetit. Marrin një emërim nga qeveria, bëhen pjesë e klanit që i emëron dhe këtu nis e përfundon detyrimi i tyre. Ju sillni sot ndryshime në projekt ligj që e bëjnë qesharak prefektin, e shndërroj shpërndarës dekoratash në emër të qeverisë.
Keni kopjuar ligje nga vende të tjera dhe bëheni qesharak. Asnjë efekt nuk kanë ligjet që miratohen në Franca e Itali me rolin e prefektit në Shqipëri. Nuk mundet që prefekti të detyrojë pushtetin lokal krijojë dhe ngrejë organizma, komitete dhe grupe punë. Për me tepër organizmi i pushtetit lokal nuk mund të ketë rregulla që përcaktohen nga qeveria. Kjo tregon mentalitetin e rrezikshëm tuaj për të kontrolluar çdo pushtet, edhe atë lokal që qeverisni në masë. Mendoj se ka ardhur koha ta heqim prefektin si institucion, është po kaq i dështuar sa qeveria. Prandaj opozita do ta votojë kundër, është një institucion që duhet të shfuqizohet nga sot”, tha Çupi.
dhurata Çupi seance plenare 18 prill 2024
Politike
18 Prill 2024, 12:41
N.F
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar gjatë seancës së sotme plenare projektligjin për pref...
Politike
18 Prill 2024, 12:09
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla teksa po fliste për zjarret në vend ka përqeshur në prej depute...
Politike
18 Prill 2024, 11:56
I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar opozitën për procedurat që kanë pasur n...
Politike
18 Prill 2024, 11:32
N.F
Naço dhe Peleshi
TIRANË- Deputeti socialist Nasip Naço në seancën e sotmë në Kuvend kërkoi një interp...
Politike
18 Prill 2024, 11:18
M.B
Nasip Naço
TIRANA- Kryetari i Komisionit të Sigurisë, deputeti Nasip Naço ka thirrur në interpelancë ministrin e Mbr...
Politike
18 Prill 2024, 11:11
N.F
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në seancën e sotme ësht&...
Politike
18 Prill 2024, 11:10
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar gjatë seancës së sotme maxhorancën për fjalë...
Politike
18 Prill 2024, 11:01
M.B
Pandeli Majko
TIRANA- Deputeti i mazhorancës, Pandeli Majko solli në vëmendje në seancën e sotme plenare daljen e Shqipëris&e...
Politike
18 Prill 2024, 10:53
N.F
Basha
TIRANË-Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare në në...
Politike
18 Prill 2024, 10:54
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka replikuar me Ministren Elisa Spiropali duke i...