Politike

Deklaratat e Metës për Dumanin, reagon ambasadori i BE-së: Sulmet ndaj gjyqësorit nuk janë të denja për demokracinë

I pranishëm në Vlorë në aktivitetin “Garancia rinore” Gonzato ka kërkuar të fokusohet tek aktiviteti duke thënë një reagim shumë të shkurtër për situatën. Ai u shpreh se sulmet ndaj gjyqësorit nuk janë të denja për demokracinë.

18 Prill 2024, 13:32 Nga N.F
Deklaratat e Metës për Dumanin, reagon ambasadori i BE-së: Sulmet
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të kreut të PL-së, Ilir Meta ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. I pranishëm në Vlorë në aktivitetin “Garancia rinore” Gonzato ka kërkuar të fokusohet tek aktiviteti duke thënë një reagim shumë të shkurtër për situatën. Ai u shpreh se sulmet ndaj gjyqësorit nuk janë të denja për demokracinë.

"Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë. Kemi folur kështu që dua ta lë me kaq," u shpreh Gonzato.

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme duke thënë se kreu i saj Altin Dumani mbështetet nga amerikanët për të sulmuar atë. Gjatë intervistës në Opinion Meta tha se sipas informacioneve të tij, Altin Dumani ka patur takime me agjentin e korruoptuar të FBI-së Charles McGonigal. Ndërsa kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani reagoi duke thënë se akuzat janë të pabaza dhe bëhen për shkak të institucionit që ai drejton. Po ashtu ai ka theksuar se ai nuk është takuar kurrë me McGonigal dhe se emrin ia ka dëgjuar pas publikimit në mediat shqiptare.

silvio gonzato be dumani ilir meta

Sondazh

Poll