Politike

"Rijetësimi i industrisë ushtarake, synim strategjik”, Peleshi: Nuk do të bëhet me ndërmarrje shtetërore! Do tërhiqen investitorë të huaj

Peleshi u shpreh se situata gjeopolitike ka ndryshuar dhe kjo ka sjellë rritjen e kërkesës për armatike. Më tej ai tha se Shqipëria ka detyrim të rrisë nivelin e rezervës në municione e armatime.

18 Prill 2024, 11:32 Nga N.F
"Rijetësimi i industrisë ushtarake, synim strategjik”,
Naço dhe Peleshi

TIRANË- Deputeti socialist Nasip Naço në seancën e sotmë në Kuvend kërkoi një interpelancë me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, ku e pyeti se çfarë do të ndodhë me industrinë e armëve në vend si dhe për punonjësit e Poliçanit. Gjatë fjalës së tij Peleshi bëri një historik të asaj se çfarë ka ndodhur me stokun e trashëguar në armatime, municione e infrastrukturë nga komunizmi.

Peleshi u shpreh se situata gjeopolitike ka ndryshuar dhe kjo ka sjellë rritjen e kërkesës për armatike. Më tej ai tha se Shqipëria ka detyrim të rrisë nivelin e rezervës në municione e armatime. Sipas tij rijetësimi i industrisë ushtarake është synim strategjik për të hyrë në një epokë të re nga ajo e demilitarizimit. Ministri theksoi nuk synohet të bëhet me ndërmarrje shtetërore por duke tërhequr investitorë të huaj.

Pjesë nga fjala e Peleshit:

Kemi qenë më të militarizuarit në periudhën komunistë, Kishim 25 përqind të GDP që e paguanim për ushtrinë dhe mbrojtjen. Ishte një periudhë paranoje kombëtare. Më rrëzimin e komunizmit trashëguam stok të madh municioneshm, armatimesh dhe infrastrukture. Më shumë se 30 vite më pas them që një pjesë e madhe infrastruktuar është një rëndese e barrë për tu zgjidhur për t’u përshtatur me strategjitë e reja dhe përshtatjet që FA duhet të bëjë tashmë që jemi pjesë e NATO-s.

Sot kemi 3 ndërmarrje shtetërore të ish industrisë ushtarake, sepse nuk janë në prodhim. Sot situata gjeopolitike ka ndryshuar. Ne jemi sot në një periudhë që paqja është më e kërcënuar se kurrë. Kjo sfidoi bazën industriale botërore të mbrojtjes që rriti kërkesën për armatime. Shqipëria ka detyrim të rrisë nivelin e rezervës në municione e armatime. Rijetësimi i industrisë ushtarake është synim strategjik, pra po hyjmë në një epokë të re nga ajo e demilitarizimit. Nuk synohet të bëhet me ndërmarrje shtetërore por duke tërhequr investitorë të huaj,

 

nasip naço niko peleshi

Sondazh

Poll