Politike

"Shpërdorojnë kohën e Kuvendit", Braçe sulmon opozitën: Ata që duan të marrin fjalën të zhvendosen në fund

Duke folur nga Kuvendi, Braçe ka theksuar sapo mbaron cikli i procedurave deputetët opozitarë nisin e lagrohen nga seanca, ndërkohë që i shpërdorojnë kohën Kuvendit. 

18 Prill 2024, 11:56 Nga I.A

 

"Shpërdorojnë kohën e Kuvendit", Braçe sulmon
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar opozitën për procedurat që kanë pasur në fillim të seancës plenare. Duke folur nga Kuvendi, Braçe ka theksuar sapo mbaron cikli i procedurave deputetët opozitarë nisin e lagrohen nga seanca, ndërkohë që i shpërdorojnë kohën Kuvendit. Po ashtu Braçe ka theksuar se te gjithë deputetët që marrin fjalën për procedurë, duhet që të zhvendosen në fund të seancës.

“Kemi 35 minuta që kemi nisur seancën ligjërisht të gjithë ata që na morën 1 orë e 5 min kohë në fillimin të seancës me përjashtim të drejtuesit të tyre, dhe zotit Sula e Dogjani që janë gjithmonë këtu, çdo gjë që ndodh në këtë sallë prej javësh, në këtë orë dhe çdo ditë të enjte, i çon kohën dëm Kuvendit dhe i shkatërron nervat të gjithë atyre që kanë marrë mundimin të ndjekin Parlamentit është gjë e kotë dhe duhet të ndërpritet. Sa mbaron cikli i 1 orë e 5 minuta, nisin qeshin me njëri-tjetrin, argëtohen, por asnjëri prej tyre nuk është ulur në Kuvend. Ne vijmë në Kuvend në bazë të një rendi dite, regjistrojmë emrat për të folur. Ajo ora e parë, është ora e fundit e punës së Kuvendit, Të gjithë ata që duan ta marrin fjalën të zhvendosen në fund të seancës, por s’kanë pse luajnë me nervat e të tjerëve dhe s’kanë pse i mohojnë të drejtën e fjalëve atyre që janë regjistruar”, tha Braçe.

erion braçe

Sondazh

Poll