Aktualitet

Dhunoi vëllain e tij për motive pronësie, arrestohet 55-vjeçari në Mat

Mësohet se shkaku i konfliktit dhe dhunës nga ana e 55-vjeçarit ndaj vëllait 59-vjeçar ka ardhur si pasojë e motiveve të pronësisë.

17 Prill 2024, 13:18 Nga S.B
Dhunoi vëllain e tij për motive pronësie, arrestohet
foto ilustruese

MAT- Arrestohet një 55-vjeçar në Mat për dhunë ndaj vëllait të tij. Mësohet se shkaku i konfliktit dhe dhunës nga ana e 55-vjeçarit ndaj vëllait 59-vjeçar ka ardhur si pasojë e motiveve të pronësisë. Me rastin do të merret Prokuroria e Dibrës. 

Njoftimi i Policisë:

Mat/U konfliktua për motive pronësie dhe dhunoi vëllanë e tij,  kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçarin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, bënë arrestimin e shtetasin T.K., 55 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas për motive pronësie, është konfliktuar dhe ka dhunuar fizikisht vëllanë e tij, shtetasin R.K., 59 vjeç, banues në fshatin Bel, Mat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

mat dhune prone

Sondazh

Poll