Aktualitet

Çela pas raportimit në KLP: Procesi i vettingut ka krijuar vakanca! Bashkëpunimi me SPAK është në nivele shumë të mira

Çela shtë shprehur se procesi i vettingut ka sjellë vakanca në institucionet e drejtësisë, duke theksuar se kjo ka sjellë rënie të efikasitetit.

17 Prill 2024, 12:31 Nga N.F

Çela pas raportimit në KLP: Procesi i vettingut ka krijuar vakanca!

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka dalë në një deklaratë para mediave pas raprotimit për punën e prokurorisë përgjatë vitit 2023. Çela shtë shprehur se procesi i vettingut ka sjellë vakanca në institucionet e drejtësisë, duke theksuar se kjo ka sjellë rënie të efikasitetit.

Çela më tej shtoi se sot nuk flasim për një Prokurori apo gjykatë që shkëlqen, por për mbijetësë. Ai theksoi se ka gjithmonë e më shumë një performancë më të mirë të Prokurorive që po trajtojnë në mënyrë më efiçente ngarkesën.

 “Procesi i vettingut ka krijuar vakanca dhe ka sjellë rënie të efikasitetit. Nuk flasim sot për një Prokurori që shkëlqen apo gjykatë që performon shkëlqyeshëm.

Po flasim për mbijetesë, i përgjigjemi çështjeve më emergjente duke ruajtur funksionalitetin në tërësi të organit. Por shikoj elemente pozitiv, kemi gjithmonë e më shumë një performancë më të mirë të Prokurorive që po trajtojnë në mënyrë më efiçente ngarkesën. Sistemi funksionon, ka hapësirë për të bërë më mirë. Dhe harta gjyqësore ka ndihmesë dhe do të sjellë Prokurori më performuese.

Sa i përket bashkëpunimit me SPAK, e kam përmendur disa herë që është në nivele shumë të mira. Performanca që kemi arritur të realizojmë përmes koordinimit ka qenë e pritshmja. Sa kohë që gjërat funksionojnë nuk ka gjë tjetër për të shtuar," tha ai. 

olsion çela prokurori i pergjithshem klp

Sondazh

Poll