Pas Dumanit në KLP raporton edhe kryeprokurori Olsian Çela: 2023 një vit sfidues për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm
Olsian Çela TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela ka raportuar ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokuroris&eu...
Para Prokurorisë kanë dalë autori dhe bashkëpunëtorët e vrasjes së 15-vjeçari. Ndërkohë ndaj Prokuroria kërkon mbi 30 vite burg për autorin e ngjarjes dhe bashkëpunëtorët.
ELBASAN- Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës në lidhje me vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici. Para Prokurorisë kanë dalë autori dhe bashkëpunëtorët e vrasjes së 15-vjeçari. Ndërkohë ndaj Prokuroria kërkon mbi 30 vite burg për autorin e ngjarjes dhe bashkëpunëtorët.
Më tej bëhet me dije se Prokuroria dha pretencën për 4 te miturit, ku u kërkua 12 vjet burg për Orgito Çarçiu, i cili është i dyshuar si autori i vrasjes dhe nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunëtorët e tij.
Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit qe parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur. Por gjykata më herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët. Çka do të thotë se do të jetë gjykata që do të llogarisë më tej dënimet e tyre.
Si ndodhi ngjarja?
16-vjeçari Bici u vra me thikë pas një sherri me 4 bashkëmoshatarë. Ai ka qenë në shkollë atë ditë dhe pasi përfundoi mësimin pa kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur. Mirëpo, si pasojë e goditjeve me thikë, humbi Bici, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur.
4 të rinjtë, pas arrestimit nga policia ditën e ngjarjes, në prani edhe të psikologut, rrëfyen se sherri me Marko Bicin kishte nisur rreth 2 muaj më parë, mirëpo vijoi edhe më tej në rrjetet sociale. Në dosjen e prokurorisë, citohen edhe mesazhe të shkëmbyera mes djemve në konflikt në platformën sociale snapchat ku i dërgonin njëri tjetrit thika dhe përforcues grushti e duke thënë se këto mjete do t’i përdornin ndaj njëri-tjetrit dhe për fat të keq kështu ndodhi duke përfunduar në një tragjedi.
Olsian Çela TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela ka raportuar ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokuroris&eu...
Briken Sinaj dhe Vladimir Kola GJERMANI- Dy vite pas ekzekutimit të Briken Sinajt te Kodra e Diellit në Tiranë, autori i vrasjes ka &eu...
Itali ITALI- Një tjetër shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali në vendin e punës. Sipas raportimeve viktima ësht&...
Arrestimi KAVAJA- Një 46-vjeçar është arrestuar në Kavajë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ndaj 46-vje&...
Foto ilustruese BELGJIKË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me proceset e tjera të “SKY ECC” të ci...
Arrestimi VAU I DEJES- Një 47-vjeçar, banues në Gjirokastër, është arrestuar në Vaun e Dejës, pasi pose...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe ai për Veprimtarinë Prodhuese e Mjedisin shqyrtuan të martën projektli...
Foto ilustruese TIRANË- Dy vitet e fundit, papunësia te të rinjtë është rritur, por të dhënat nga anketat e INSTAT ...
Foto ilustruese TIRANA- Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) njoftoi së fundmi se Komisioni Europian po çon para pro...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i kalimit ...