Aktualitet

"Gjueti" për “Range Rover”në Durrës, vidhet një tjetër automjet, policia në kërkim të grabitësit

Pronari i mjetit me inicialet S. C., ka bërë menjëherë denoncimin në polici, ndërkohë që forcat e rendit kanë nisur punën për të identifikuar dhe kapur grabitësin e mjetit dhe njëkohësisht për të gjetur makinën.

17 Prill 2024, 10:51 Nga M.B
"Gjueti" për “Range Rover”në Durrës, vidhet
Foto ilustruese

DURRËS- Një automjet tip Range Rover, prodhim i vitit 2015, është vjedhur në Durrës në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.12, në rrugën “Neki Libohova”. Pronari i mjetit me inicialet S. C., ka bërë menjëherë denoncimin në polici, ndërkohë që forcat e rendit kanë nisur punën për të identifikuar dhe kapur grabitësin e mjetit dhe njëkohësisht për të gjetur makinën.

Vitin e kaluar në Durrës u denoncuan në polici 27 automjete të vjedhura, me një mesatare rreth 2 automjete çdo muaj, ndërsa pas hekurave kanë përfunduar 8 autorë.

vjedhje durres

Sondazh

Poll