Çela pas raportimit në KLP: Procesi i vettingut ka krijuar vakanca! Bashkëpunimi me SPAK është në nivele shumë të mira
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka dalë në një deklaratë para mediave pas raprotimit për pun...
Bëhet me dije se janë sekuestruar sasi heroine e kokaine si dhe një shumë parash.
TIRANË- Arrestohen dy persona në Tiranë për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se 42-vjeçari me inicialet B.K dhe 36-vjeçari E.Gj siguronin lëndë narkotike si heroinë dhe kokainë dhe e ndanin në doza për shitje në zona të ndryshme.
Bëhet me dije se janë sekuestruar sasi heroine e kokaine si dhe një shumë parash. Me rastin do të merret Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Tempulli 2", finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar "Flash", për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen sasi lënde narkotike heroinë, e ndarë në doza gati për shitje, sasi lënde narkotike kokainë, dhe shuma parash, të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndës narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, dhe ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Tempulli 2", bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Flash".
Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasve B. K., 42 vjeç, dhe E. Gj., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Gatë kontrollit fizik të shtetasit E. Gj., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe heroinë, të cilën e kishte blerë nga shtetasi B. K. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi lënde narkotike heroinë, të ndarë në doza gati për shitje dhe shumë parash, të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndës narkotike.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. K., pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në doza të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka dalë në një deklaratë para mediave pas raprotimit për pun...
Bota ka hyrë tashmë prej 4 muajsh në vitin 2024, e ngarkuar me një larmi faktesh sfiduese për t’u përballur dhe analizuar,...
Foto ilustruese TIRANA- Përgjegjësia penale për dëmin e ardhur si pasojë e veprimeve të pajisjeve të inteligjencës ...
Foto ilustruese TIRANË- Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka vendosur të bëjë një skanim të gjendjes së...
\ Daci dhe viktima ELBASAN- Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Elbansanit ka vendosur masën “arrest me burg për a...
Kurbin KURBIN- I gjithë vend është përfshirë dy ditët e fundit nga vranësirat dhe reshjet e shiut. Situata problema...
Foto ilustruese DURRËS- Një automjet tip Range Rover, prodhim i vitit 2015, është vjedhur në Durrës në orët e ...
Fatjon Bici ELBASAN- Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës në lidhje me vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici. Para ...
Olsian Çela TIRANË- Kryeprokurori Olsian Çela ka raportuar ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokuroris&eu...
Briken Sinaj dhe Vladimir Kola GJERMANI- Dy vite pas ekzekutimit të Briken Sinajt te Kodra e Diellit në Tiranë, autori i vrasjes ka &eu...