Aktualitet

Përplasi për vdekje 24-vjeçaren Eneida Pishkashin, Gjykata e Elbasanit vendos arrest me burg pa afat për Jetmir Dacin

Nga ky aksident, 24-vjeçarja Eneida Pishkashi u plagos rëndë dhe përfundoi në koma, por pas 5 ditësh te spitali i Traumës në Tiranë ajo ndërroi jetë.

17 Prill 2024, 11:12 Nga N.F
\Përplasi për vdekje 24-vjeçaren Eneida Pishkashin, Gjykata e
Daci dhe viktima

ELBASAN- Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Elbansanit ka vendosur masën “arrest me burg për afat” për Jetmir Dacin, i cili më datë 8 prill përplasi në rrugë 6 persona, duke lënë të vdekur një 24 vjeçare, Eneida Pishkashi.

Në Gjykatën e Elbasanit u mbajt këtë të mërkurë masa e sigurisë ndaj Jetmir Dacit i cili në 8 prill përplasi në rrugë 6 persona duke lënë të vdekur një vajze 24 vjeçare dhe 5 të plagosur. 

Si ndodhi ngjarja?

Një aksident fatal u regjistrua më 9 prill në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë ku një familje me 6 anëtarë u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi. Nga ky aksident, 24-vjeçarja Eneida Pishkashi u plagos rëndë dhe përfundoi në koma, por pas 5 ditësh te spitali i Traumës në Tiranë ajo ndërroi jetë.

Drejtuesi i dehur, Jetmir Daci, që shkaktoi edhe aksidentin, u arrestua vetëm pasi e reja humbi jetën pasi 5 ditëve në koma, pasi më parë u la në gjendje të lirë. Sipas policisë, ai ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, kur ka përplasur në aksin Prrenjas-Qafë Thanë të renë së bashku me 4 persona të tjerë. Në testin e bërë nga policia ditën e ngjarjes rezultoi se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l të alkoolit në momentin që ka përplasur familjen Pishkashi.

aksidenti perrenjas-qafe thane gjykata e elbasanit jetmir daci

Sondazh

Poll