Sport

Carlos Tévez, me litar në ‘grykë’…

Pasi Independiente u la jashtë ‘play-off’-it të Kupës së Ligës lokale mbrëmë, trajneri i tij, ish-futbollisti Carlos Tévez, vlerëson të ardhmen e tij ku mbërriti gushtin e kaluar.

16 Prill 2024, 17:36 Nga DOSJA
Carlos Tévez, me litar në ‘grykë’…

ARGJENTINE - Pasi Independiente u la jashtë mbrëmë ‘play-off’-it të Kupës së Ligës argjentinase, trajneri i saj, ish-futbollisti Carlos Tévez, vlerëson të ardhmen e tij të afërt në klubin ku mbërriti gushtin e kaluar.

'Rojo' barazoi këtë të hënë 2-2 me Talleres, kështu që nuk arriti të kalojnë në 'play-off' për titullin e Kupës së Ligës, pasi përfunduan në vendin e gjashtë në Zonën A, në të cilën luajtën River Plate, Argentinos Juniors, Barracas Central dhe Vélez Sarsfield, që morën një kalim në raundin tjetër. Zona B përcaktohet këtë të martë.

Ndonëse ndeshja u zhvillua mbrëmjen e djeshme, ‘Apache’ i kanë thirrur lojtarët e tij për stërvitje sot herët dhe nuk dihet nëse do të ketë ndonjë vendim të menjëhershëm.

Mediat lokale spekulojnë se ish-futbollisti i Boca Juniors, Manchester United dhe Manchester City, mes klubeve të tjera, mund të largohet nga klubi i Avellanedas, pavarësisht se dhjetorin e kaluar ai rinovoi kontratën deri në fund të vitit 2026.

'Apache' mbërriti te Independiente më 22 gusht 2023 dhe jo vetëm ndaloi një sërë rezultatesh negative, por edhe e shpëtoi skuadrën nga rreziku i rënies dhe ishte në prag të hyrjes në ‘play-off’ të Kupës së Ligas.

Fituesi i Copa Libertadores me 'Xeneize' dhe i Ligës së Champions League me Manchester Unitedin, eksperiencën e parë si trajner e kishte në sezonin e kaluar në krye të Rosario Central gjithashtu skuadër argjentinase, pas së cilës mori drejtimin e Independientes, pas largimi i Ricardo Zielinskit për shkak të rezultateve të dobëta.

Fillimi i këtij sezoni ishte shumë pozitiv dhe ata qëndruan në vendet e para në Kupën e Ligës, turneun e parë të ligës profesionale të futbollit argjentinas, por rezultati i arritur në ditën e fundit pengoi klasifikimin në fazën përcaktuese të kualifikimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll