Sport

Ajo që i mungonte Liverpoolit të Kloppit tani: një dëmtim më shumë dhe deri në maj…

Conor Bradley pësoi një lëndim në gju gjatë ndeshjes kundër Crystal Palace dhe nuk do të mund të kthehet deri në muajin e ardhshëm.

16 Prill 2024, 17:21 Nga DOSJA
Ajo që i mungonte Liverpoolit të Kloppit tani: një dëmtim

ANGLI - Liverpooli po kalon një moment të keq për shkak të dy humbjeve të dhimbshme, ajo e pësuar 0-3 të enjten e kaluar ndaj Atalantës në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League dhe 0-1 të dielën e kaluar kundër Crystal Palace në Premierligë.

Si të mos mjaftonte kjo, Jürgen Klopp, trajneri i ‘Reds’ mori një tjetër lajm të keq këtë të martë, për një dëmtim të ri në skuadër. Kështu, gjithçka tregon se mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Conor Bradley, do të mungojë të paktën për 3 javë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, të pësuar në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Crystal Palace.  

Bradley, 20 vjeç, u zëvendësua nga Trent Alexander-Arnold, i cili u rishfaq pasi u rikuperua nga një dëmtim në gju, që e kishte mbajtur jashtë që nga shkurti. 

Conor Bradley do të humbasë ndeshjen e dytë çerekfinale të Europa League kundër Atalantës në Bergamo këtë të enjte dhe ndeshjet e Premierligës kundër Fulham, Everton dhe West Ham.

Mbrojtësi i krahut, i cili shkëlqeu në skuadrën e 'Reds' që kur Klopp i besoi vendin për shkak të dëmtimeve, mund të rikthehet në maj, për 3 ndeshjet e fundit të Premier, kundër Tottenham, Aston Villa dhe Wolves.

Ndërkombëtari i ri i Irlandës së Veriut ka luajtur 22 ndeshje për Liverpool-in, me një gol të shënuar dhe 6 asistime. Manchester City i Pep Guardiolës tashmë është lider në Premierligë, me 2 pikë më shumë se Arsenali dhe Liverpooli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll