Politike

"Nuk dua t’i takoj, më sill vetëm emrat!"/ Zbardhen përgjimet e Fredi Belerit me Arsen Ramën: Sot o vlla, ke edhe ti 300 euro

Në vendim bëhet me dije se në datën 11.05.2023, në mëngjes është zhvilluar një takim midis Arsen Rama dhe Dhionisios Alfred Beleri, jashtë ambienteve të lokalit, ku sipas bisedave ambientale të përgjuara, ata kanë biseduar në lidhje me listën dhe personat që janë në të, si dhe me mënyrën se si do t’ia jepte shumën monetare.

16 Prill 2024, 17:43 Nga N.F
"Nuk dua t’i takoj, më sill vetëm emrat!"/ Zbardhen
Fredi Beleri

TIRANË- Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme ka vënë në dispozicion të avokatëve vendimin e dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor. Teksa pritet ankimi në Apelin e Posaçëm është zbardhur vendimi ku ka edhe pjesë nga përgjimet telefonike mes Belerit dhe bashkëpunëtorit të policisë, Arsen Ramës.

Në vendim bëhet me dije se në datën 11.05.2023, në mëngjes është zhvilluar një takim midis Arsen Rama dhe Fredi Belerit, jashtë ambienteve të lokalit, ku sipas bisedave ambientale të përgjuara, ata kanë biseduar në lidhje me listën dhe personat që janë në të, si dhe me mënyrën se si do t’ia jepte shumën monetare.

Arsen Rama e ka pyetur Belerin nëse do t’i mbledhë njerëzit dhe t’ia japë vetë, por ai i ka thënë qe nuk merret ai me atë punë, ndërkohë që shtetasi Arsen Rama i ka lënë një kopje të listës me emrat e votuesve.

Kjo bisedë ka këtë përmbajtje:

D- Hë, ça bëre. Kam nja pesmet veta, kur do lësh takim.
F-Ç’janë ata?
D- Votues, të tutë!
F- Po nuk merrem me atë pjesë unë, po merrem ….
D- Ti e di, kam mbledhur, po do të ti sjell, ti takosh.
F- Nuk dua ti takoj, dua emrat.
D- Emrat, të të bëj listën, të ti sjell këtu.
F- Nuk duhet të mi sjellësh, do më sjellësh listën ti.
D- Po.
F- Edhe do i them unë..(nuk kuptohet).. për tu takuar po në qoftë se s’keni kontaktuar do të flasim prap bashkë.
D- Ok
F-Sot o vlla.
D- Sot, erdha!

Po në datë 10.05.2023, Arsen Rama ka komunikuar në telefon me Belerin dhe i ka thënë se listën ia kishte dorëzuar sekretares së tij. Dhionisios Alfred Beleri i ka thënë se do ta verifikonte një gjë të tillë dhe do të komunikonin sërish bashkë për tu takuar. Në vijim të kësaj bisede, sërish në datë 10.05.2023, ata janë takuar me njëri-tjetrin në lagjen “Potam”, jashtë ambienteve të lokalit “G…”, ku sipas bisedave ambientale të përgjuara kanë biseduar lidhur me listën prej 13 personash të dorëzuar dhe shumën monetare që duhej të perfitonte secili prej tyre në këmbim të votës pro kandidatit Dhionisios Alfred Beleri. Në këtë bisedë, ky i pandehur i ka premtuar shtetasit Arsen Rama se do të paguante shumën prej 50 euro për person dhe 300 euro për të.

fredi beleri pergjime kryebashkiak i himares

Sondazh

Poll