Politike

Hetimi i TIMS, Salianji: PS po kthehet në barrikadë, janë hileqarë! Po tentohet të falsifikohen protokollet e Policisë së Shtetit

Më tej Salianji tha se mënyra se si po veprojnë i ka kthyer edhe në qesharakë, ndërkohë që duket se ne jemi përpara një grupi kriminal që kishte si objektiv pikërisht ndërhyrjen në sistemin TIMS. Deputeti demokrat u shpreh se deputetët socialistë po shkelin dinjitetin e tyre dhe po kthehen në shërbëtorë të personave me aktivitet kriminal.

16 Prill 2024, 18:51 Nga N.F

 

Hetimi i TIMS, Salianji: PS po kthehet në barrikadë, janë
Ervin Salianji

 

TIRANË- Kreu i Komisionit Hetimor për TIMS, Ervin Salianji ka folur sërish në lidhje me hetimet që po zhvillohen në lidhje me TIMS. Salianji i ftuar në "Task Force" në Syri TV u shpreh se socialistët po bëhen barrikadë për të mbrojtur persona me aktivitet kriminal.

Më tej Salianji tha se mënyra se si po veprojnë i ka kthyer edhe në qesharakë, ndërkohë që duket se ne jemi përpara një grupi kriminal që kishte si objektiv pikërisht ndërhyrjen në sistemin TIMS. Deputeti demokrat u shpreh se deputetët socialistë po shkelin dinjitetin e tyre dhe po kthehen në shërbëtorë të personave me aktivitet kriminal.

“Janë hiliqarë dhe kjo i bën edhe të pështirë në mënyrën se si po veprojnë”, tha ai.

Duke komentuar largimin e deputetëve të PS-së nga komisioni hetimor në mbledhjen e djeshme, Salianji tha se njëlloj siç ikën ata dje, ashtu ka hyrë edhe ai drejtori i IT-së kur ndërhyri në sistemin TIMS.

“Ne kemi kërkuar me vendim të ndërmjetëm si Komision, informacion nga Kryeministri, pasi ai ka deklaruar se nuk ka pasur ndërhyrje në TIMS. Le të na thotë se kur e ka marrë këtë informacion, kush ia ka dhënë dhe ku e ka parë garancinë se nuk ka pasur ndërhyrje. Gjithashtu kemi kërkuar informacion nga Ministri i Brendshëm, AMP, Policia dhe institucione të tjera”, shtoi Salianji.

Sipas tij, thelbi është që PS do të fitojë kohë për të fshehur provat, manipuluar dhe falsifikuar provat.

“Po tentohet të falsifikohen protokollet e Policisë së Shtetit. Ne po kërkojmë informacione, këta mendojnë se e kanë shtetin në xhep dhe mendojnë se letrat i nxjerrin nga xhepi kur të duan”, u shpreh kreu i Komisionit Hetimor për Tims.

Gjatë fjalës së tij deputeti demokrat shtoi se arrestimi i drejtorit të IT shpresoj të mos jetë një truk për të mbyllur hetimin dhe për të thënë se përgjegjësia ishte e këtij dhe kaq.

“Shpresoj mos jetë kjo logjikë, që të thonë ky ishte përgjegjës. Po përpiqen të mbulojnë ata që nuk mbulohen. Komisioni çoi në arrestimin e këtij drejtorit të IT, sikundër u shkarkua ai drejtori i DSIK”, tha Salianji.

ervin salianji tims

Sondazh

Poll