Bota

Gashi në KiE: Kosovës i është mohuar për shumë gjatë vendi në Evropë

Në përfundimin të seancës, pritet edhe votimi i raportit.

16 Prill 2024, 19:55 Nga r.ll
Gashi në KiE: Kosovës i është mohuar për shumë
arben gashi

STRASBURG- Deri tani shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën në seancën e Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Europës kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës. Në përfundimin të seancës, pritet edhe votimi i raportit.

Ka mbajtur fjalën e tij edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pjesë e delegacionit të Kosovës, ku tha se Kosovës tepër gjatë i është mohuar vendi në KiE.

“Tepër gjatë Kosovë i është mohuar vendi në Evropë. Sot këtu qëndrojmë para jush si të barabartë, të gatshëm që të marrim vendin tonë në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi në KiE, nuk është vetme çështje e rëndësisë politike, por edhe çështja e imperativit moral për të gjithë atë që kanë besuar në parime demokratike, të drejta të njeriut, etj. Sot i kërkoj secilit prej jush të qëndroni në anën e duhur të historisë, të qëndroni pranë Kosovë dhe parimeve që definojnë identitetin tonë evropian”, ka thënë Gashi. 

arben gashi kosove keshilli i europes

Sondazh

Poll