Bota

Komisioni i OKB-së akuzon Izraelin se po pengon hetimet për sulmin e 7 Tetorit

Në përgjigje të komenteve të Sidotit, misioni diplomatik izraelit në Gjenevë tha se kishte kryer hetimet e veta për krimet dhe se përfaqësues të Kombeve të Bashkuara dhe institucione të tjera kishin qenë në Izrael dhe ishin takuar me të mbijetuarit dhe viktimat.

16 Prill 2024, 18:37 Nga E. D
Komisioni i OKB-së akuzon Izraelin se po pengon hetimet për sulmin e 7
foto ilustruese

IZRAEL- Një komision hetimor i mandatuar nga OKB-ja që heton shkeljet e ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut të martën akuzoi Izraelin se po pengon përpjekjet e tij për të mbledhur prova nga viktimat e sulmit nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor.

"Deri sa i përket qeverisë së Izraelit, ne jo vetëm që kemi parë mungesë bashkëpunimi, por pengim aktiv të përpjekjeve tona për të marrë prova nga dëshmitarët dhe viktimat izraelite të ngjarjeve që ndodhën në Izraelin jugor.Kemi kontakte me shumë, por do të donim të kishim kontakte me më shumë," tha Chris Sidoti, një prej tre anëtarëve të një komisioni hetimor për abuzimet e kryera në Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze.

Në përgjigje të komenteve të Sidotit, misioni diplomatik izraelit në Gjenevë tha se kishte kryer hetimet e veta për krimet dhe se përfaqësues të Kombeve të Bashkuara dhe institucione të tjera kishin qenë në Izrael dhe ishin takuar me të mbijetuarit dhe viktimat.

"Viktimat nuk do të merrnin kurrë drejtësi ose trajtimin dinjitoz që meritojnë nga Komisioni Hetimor dhe anëtarët e tij," tha ai, duke e përshkruar komisionin si një historik të deklaratave antisemite dhe anti-izraelite.

Gjithashtu Izraeli filloi fushatën e tij kundër Hamasit pasi grupi militant palestinez sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë 253 pengje, sipas të dhënave izraelite.

chris sidoti

Sondazh

Poll