Bota

Shefi i EULEX-it reagon për vrasjen e grave në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetin social, X, Barbano shkroi se EULEX-i i dënon ashpër rastet e fundit të femicideve në Kosovë. Ai tha se EULEX është i përkushtuar që të mbështes institucionet në luftën kundër këtij fenomeni.

16 Prill 2024, 19:18 Nga E. D
Shefi i EULEX-it reagon për vrasjen e grave në Kosovë
foto ilustruese

KOSOVË- Giovanni Pietro Barbano, shefi i misionit EULEX ka reaguar për vrasjeve e fundit të dy grave në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social, X, Barbano shkroi se EULEX-i i dënon ashpër rastet e fundit të femicideve në Kosovë. Ai tha se EULEX është i përkushtuar që të mbështes institucionet në luftën kundër këtij fenomeni.

“EULEX dënon ashpër rastet e fundit të femicideve në Kosovë. Si Mision për Sundimin e Ligjit, ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur institucionet vendore në luftën kundër këtij fenomeni të tmerrshëm, ku gratë janë kryesisht viktima”, shkroi ai.

Gjithashtu vrasja në Pejë është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Kosovë kur gratë dyshohet se u vranë nga partnerët apo ish-partnerët e tyre. Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

giovanni pietro barbano

Sondazh

Poll