Bota

Përfaqësuesja serbe i drejtohet Bakoyannis: Po tregoheni hipokrite! Deputeti i Bosnje Hercegovina kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Ndërkohë edhe deputeti i Bosnje dhe Hercegovinës, Branislav Borenoviç, tha se është kundër propozimit dhe kërkoi refuzimin e tij.

16 Prill 2024, 19:04 Nga r.ll
Përfaqësuesja serbe i drejtohet Bakoyannis: Po tregoheni hipokrite!
deputetja serbe

STRASBURG- Përfaqësuesja e Serbisë, Biljana Pantiç-Pilja, në Asamblenë Parlamentare të KiE-së ka kundërshtuar raportin e Dora Bakoyannis për Kosovën.

Deputetja serbe i është drejtuar Bakoyannis duke i thënë se kishte kërkuar si kusht Kosovës themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Gjithashtu e akuzoi se është hipokrite dhe se nuk ka integritet. 

“Ju keni thënë po ju citoj: ‘Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe konsiderohet një kusht i domosdoshëm për mbrojtjen efektive të pakicave kombëtare dhe të drejtave të tyre? Kam guximin që ju keni demonstruar se nuk keni integritet dhe jeni hipokrite. Një shtet i cili ka respektim të së drejtave të njeriut dhe pakicave mund të jetë anëtarë në KiE. Pse nuk folët për të drejtat e serbëve?”, ka thënë Pantiç-Pilja.

Ndërkohë edhe deputeti i Bosnje dhe Hercegovinës, Branislav Borenoviç, tha se është kundër propozimit dhe kërkoi refuzimin e tij.

“Do të jem kundër këtij propozimi, pa pëlqimin e Serbisë nuk ka kuptim, është absurde të bëhët një vendim i tillë, është një paradoks dhe trup”, u shpreh ai.

“Ju përkujtoj që autoritetet e Prishtinës me veprimet e tyre të njëanshme nuk veprojnë në pajtim me obligimet ndërkombëtare dhe shkelin marrëveshje ndërkombëtare e dimë që Prishtina nuk ka bërë asgjë për të përmbushur marrëveshjen e Brukselit sa i përket krijimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe. Ndërsa ju po e bëni këtë në një kohë të vështirë kur marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit po përpiqen të normalizohen me negociata. Po vini një precedent të pabesueshëm po e shkelni KiE, a po krijoni një rregull të ri me këtë precedent. Po hapni kutinë e Pandorës”, tha ai.

biljana pantiç-pilja branislav borenoviç keshilli i europes kosove

Sondazh

Poll