Bota

Diskutimet për anëtarësimin/ Përfaqësuesi i Hungarisë del kundër raportit. Deputeti italian-Serbisë: Është edhe për serbët që jetojnë në Kosovë

Deputeti gjerman Frank Schëabe përgëzoi raportin mbi Kosovën dhe bëri thirrje për anëtarësim e saj.

16 Prill 2024, 18:37 Nga r.ll

Diskutimet për anëtarësimin/ Përfaqësuesi i

STRASBURG- Rreth një orë më herët në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka nisur diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë, ndërkohë që në fund pritet edhe votimi.

Disa nga delegatët kanë mbajtur fjalën e tyre, mes tyre edhe Zsolt Nemeth nga Hungaria si përfaqësues i Partisë Evropiane Konservatore, ku tregoi se është kundër raportit që u prezantua sot. Një ndër arsyet kryesore, siç tha ai, është çështja e mosthemelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton REL.

“Çështja e dytë është Serbia. Mospërfillja e interesave të Serbisë është destabilizuese”, tha ai. 

Deputeti gjerman Frank Schëabe përgëzoi raportin mbi Kosovën dhe bëri thirrje për anëtarësim e saj.

“Këshilli i Evropës, me vlerat tona dhe rregulla dhe kemi dinjitetin tonë. Ky anëtarësim nuk është një mjet për negocim. Ju kërkoj të mbështesni raportin e balancuar dhe t’i refuzoni amendamentet që e rrezikojnë këtë baraspeshë”, tha ai.

Pieo Fassino, përfaqësues i Italisë në Këshillin e Evropës, i ka bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë që të mos kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE. Deputeti italian ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës mundëson edhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Mendojeni me kujdes sepse anëtarësimi i Kosovës në KiE nënkupton për të gjithë qytetarët e Kosovës duke përfshirë edhe serbët do të kenë mbrojtje më të mirë. Qytetarët më pas kanë të drejtë të apelojnë dhe të shfrytëzojnë mjetet e KiE-së siç është përfshirja në Gjykatën Ndërkombëtare Evropiane. Anëtarësimi do të mund të na ndihmonte edhe neve sepse bëjmë hapa të përbashkët edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë kjo është  e nevojshme për të siguruar stabilitetin në të gjithë Ballkanin”, ka thënë Fassioni.

keshilli i europes kosova pieo fassino zsolt nemeth

Sondazh

Poll