Bota

I kafshoi gishtin gjatë marrëdhënieve intime, braziliani godet me thikë 38-vjeçaren në gjumë, dorëzohet në polici pas vrasjes

Marcos Paulino rrëfeu pasi u dorëzua në policinë e Sao Paulos se goditi me thikë gruan e tij, Tatiele de Casia, ndërsa ajo ishte duke fjetur në shtëpinë e tyre në qytetin e Caconte.

16 Prill 2024, 19:14 Nga N.F
I kafshoi gishtin gjatë marrëdhënieve intime, braziliani godet me
Çifti brazilian

BRAZIL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Brazil ku një burrë ka vrarë një 38-vjeçare. Mësohet se ky akt i rëndë është ndermarrë nga burri pas gruaja e tij 38-vjeçaren pasi i ajo kafshoi gishtin teksa po kryenin marrëdhënie seksuale.

Marcos Paulino rrëfeu pasi u dorëzua në policinë e Sao Paulos se goditi me thikë gruan e tij, Tatiele de Casia, ndërsa ajo ishte duke fjetur në shtëpinë e tyre në qytetin e Caconte. Paulino tha se u acarua sepse gruaja e tij 38-vjeçare kafshoi njërin nga gishtat e dorës së majtë dhe më pas, pasi kishin përfunduar aktin seksual. Më tej ai shtoi se priti derisa ajo ra në gjumë dhe e sulmoi me një thikë kuzhine.


“Pasi gruaja ndërroi rrobat dhe u kthye në shtratin e saj për të fjetur, ai e goditi me thikë në qafë dhe gjoks, duke e vrarë atë”, tha zëdhënësi i policisë për agjencinë braziliane të lajmeve G1 .


Paulino u largua nga shtëpia dhe fshihej në një zonë rurale pranë Kakontes përpara se të kthehej të hënën dhe të dorëzohej në një stacion lokal të Policisë Ushtarake.

Autoritetet shkuan në shtëpinë e çiftit dhe gjetën trupin e pajetë të De Casia-s "me plagë me thikë në gjoks dhe qafë", tha në një deklaratë Sekretariati i Sigurisë Publike të Sao Paulos. Vrasësi u tha hetuesve se kishte pirë kokainë përpara se të vriste gruan e tij, me të cilën filloi të takohej në tetor 2023 dhe filloi të jetonte së bashku në janar. Paulino përballet me 12 deri në 30 vjet burg nëse shpallet fajtor.

brazil vrasje policia

Sondazh

Poll