Art&Argëtim

VIDEO/ Billie Eilish shkëmben puthje në buzë me Youtuberen, videoja e tyre bën xhiron e rrjetit

Në video, Eilish mund të shihet duke kapur fytyrën e Blackwell dhe duke e tërhequr atë për një puthje.

16 Prill 2024, 11:40 Nga S.B
VIDEO/ Billie Eilish shkëmben puthje në buzë me Youtuberen,
pamje nga ngjarja

SHBA- Këngëtarja e njohur Billie Eilish puthi në buzë Youtuberen Quenlynn Blackwell dhe videoja e tyre bëri shpejt xhiron e rrejtit. Këngëtarja ishte në festivalin muzikor Coachella këtë fundjavë, ku u pa teksa ndante një puthje me Blackwell, me të cilën duket se ishte në lidhje prej disa kohësh.

Në video, Eilish mund të shihet duke kapur fytyrën e Blackwell dhe duke e tërhequr atë për një puthje. Ajo u pa gjithashtu në një moment tjetër duke kërcyer me YouTuberen, duke e përqafuar dhe duke i dhënë disa prekje në të pasme.

Dy vajzat duket se janë mikesha prej disa kohësh, pasi këngëtarja e njohur është shfaqur disa herë në videot e Blackwell në TikTok përkrah aktores Odessa A'zion, me të cilën kanë postuar edhe video duke u puthur. Mirëpo së fundmi Eilish ka publikuar një këngë të re të quajtur “Lunch” në të cilën flet për ndjenjat që ka për një femër.

Këngëtarja tregoi nëntorin e kaluar se e tërheqin edhe femrat.

billie eilish coachella

Sondazh

Poll