Art&Argëtim

VIDEO/ Bebe Rexha elektrizon skenën e Coachella

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha bëri hyrjen e saj madhështore duke u ngritur ngadalë nga kati i poshtëm i skenës.

15 Prill 2024, 14:23 Nga S.B
VIDEO/ Bebe Rexha elektrizon skenën e Coachella
Bebe Rexha

SHBA- Festivali i Muzikës dhe Arteve në Coachella Valley 2024 në Indio, Kaliforni përfundoi fundjavën e tij të parë me një ditë tjetër të plotë muzikore. Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha bëri hyrjen e saj madhështore duke u ngritur ngadalë nga kati i poshtëm i skenës.

Ndërsa turma brohoriste, këngëtarja shpërtheu me një version të këngës ‘Me, Myself & I’. Bebe shfaqi format e saj me një jumpsuit të zi të ngushtë me lëkurë dhe vija të vogla të bardha.

VIDEO/ Bebe Rexha elektrizon skenën e Coachella
Bebe Rexha

Duke e kompletuar pamjen e saj, ajo veshi një palë çizme të zeza prej lëkure si dhe një gjerdan argjendi në qafe. Në fund, ajo e mbylli Coachella-n e saj me I'm Good (Blu), duke elektrizuar skenën.

@b00070 Bebe Rexha Performing Her New Song “Beat It Up” at Coachella ???????? #beberexha #bebe #bebechella #coachella #coachella2024 ♬ original sound - B00070

bebe rexha coachella

Sondazh

Poll