Art&Argëtim

VIDEO/ Ryan Gosling nuk mund ti thotë lamtumirë rolit si Ken, Emily Blunt i jep një mësim duke e goditur me shishe dhe karrige

Megjithatë, aktori zbuloi se ai nuk e ka kapërcyer plotësisht humbjen duke ndërfutur në çdo fjali fraza nga filmi Barbie apo edhe vet emrin Ken.

15 Prill 2024, 18:27 Nga S.B
VIDEO/ Ryan Gosling nuk mund ti thotë lamtumirë rolit si Ken, Emily
Emily dhe Ryan

SHBA- Aktorët Ryan Gosling dhe Emily Blunt rindezën betejën "Barbenheimer" gjatë monologut të yllit të "Barbie" në "Saturday Night Live" me një interpretim humoristik. Në monologun e tij të tretë "SNL", Gosling u hap duke thënë se nuk do të bënte më shaka me Kenin sepse ata duhej të ndaheshin.

"Nuk është qesharake," tha Gosling. “Unë dhe Keni, duhej të ndaheshim. Ne vazhduam shumë seriozisht. Dhe ka mbaruar”

“Jam këtu për shkak të filmit tim të ri, “The Fall Guy” me Emily Blunt”, shpjegoi aktori.

Megjithatë, aktori zbuloi se ai nuk e ka kapërcyer plotësisht humbjen duke ndërfutur në çdo fjali fraza nga filmi Barbie apo edhe vet emrin Ken. Çdo moment ndjehej se Ryan nuk do të heqë kurrë dorë nga personazhi i tij i dashur edhe nëse ndërpritet apo gjuhet me karrige nga Emily.

“Ken nuk do të vdesë kurrë” tha Ryan teksa publiku nuk përmban të qeshurat.

ken barbie ryan gosling

Sondazh

Poll