Art&Argëtim

Jennifer Lopez përballet me një dështim komercial, humbet një shumë të madhe parash

Megjithatë, ajo nuk ka qenë aq e suksesshme sa pritej sepse komercialisht nuk ka funksionuar dhe po i shkakton asaj humbje të rëndësishme.

15 Prill 2024, 13:43 Nga S.B
Jennifer Lopez përballet me një dështim komercial, humbet
Jennifer Lopez

SHBA- Këngëtarja e njohur Jeniffer Lopez është sërish në telashe, por tashmë për shkak të karrierës së saj muzikore, pasi pas një dekade pritjeje, më në fund u rikthye në treg me një album në studio. Megjithatë, ajo nuk ka qenë aq e suksesshme sa pritej sepse komercialisht nuk ka funksionuar dhe po i shkakton asaj humbje të rëndësishme.

Në fakt 'This is Me... Now' hyri në tabelën e Billboard-it në numrin 38 që tregon një pozicionim të ulët për një 'rikthim të shumëpritur'. Kjo filloi të gjenerojë kritika në shtyp dhe ka arritur deri në atë pikë sa shtatë nga datat e turneut që shoqëron albumin tashmë janë anuluar dhe ka ende shumë bileta për t'u shitur në pjesën tjetër të koncerteve.

Kështu që JLo nuk do të performojë më për fansat e saj në: Cleveland, Nashville, Raleigh, Atlanta, Tampa, New Orleans dhe Houston. Arsyeja e vetme e dhënë nga ekipi i këngëtares është një “problem me organizatorin”.

Megjithatë, dëmi tashmë duket se është bërë, pasi turneu është vetëm pjesë e një projekti ambicioz multimedial që përfshin: album, dokumentar dhe një muzikal, si një tërësi e një projekti të madh personal të artistes, që sillet rreth ribashkimit të saj me Ben Affleck.

jennifer lopez jlo

Sondazh

Poll