Emily Ratajkowski "vjedh" vëmendjen me fustanin e saj zbulues (VIDEO)
Emily SHBA- Modelja e njohur amerikane Emily Ratajkowski bëri një paraqitje zbuluese e veshur me një fustan nga Celia Krithariotis n&e...
Ylli i estradës 28-vjeçare beson plotësisht në fuqinë e manifestimit dhe gjithmonë deklaron synimin e saj për të arritur qëllime specifike.
SHBA- Tre vjet pas listës së 100 personave të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës së përditshme, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa zbukuron kopertinën e re si një nga njerëzit më me ndikim në mbarë botën. Deri më tani pesë nga këngët e Dua Lipës janë ngjitur në Top 10 të Billboard-it të SHBA-së, ndërsa vitin e kaluar ajo mori pjesë edhe në një nga sukseset më të mëdha të filmit komercial të viteve të fundit, filmin Barbie.
Ndërkohë, ajo u shfaq edhe në filmin Argylle, ndërsa vazhdon të nxjerrë këngë nga albumi i saj i tretë radhazi, i titulluar “Radical Optimism”. Ylli i estradës 28-vjeçare beson plotësisht në fuqinë e manifestimit dhe gjithmonë deklaron synimin e saj për të arritur qëllime specifike.
“Manifestimi është i rëndësishëm për mua” thotë ylli. “Gjithmonë kam planifikuar për të ardhmen. Edhe pse lindin surpriza, të cilat unë i vlerësoj në atë kohë, gjithmonë ka një synim më të madh”
Ajo nuk është e përfshirë vetëm në këndim dhe aktrim, por edhe në media, pasi ka krijuar një nga podkastet më të mira të vitit 2022, sipas Spotify. Podkasti Dua Lipa: Në shërbimin tuaj është depërtimi i parë i Dua Lipa në media.
Duke folur për Patti Smith, ajo iu referua fëmijërisë së saj në Kosovë, kur prindërit e saj refugjatë zgjodhën të ktheheshin në vendlindje, ndërsa planifikonte të kthehej në Londër, ku kishte lindur, për të filluar karrierën e saj muzikore. Pak kohë më parë ka marrë nënshtetësinë shqiptare dhe e emocionuar thotë:
“Unë vij nga dy vende në të njëjtën kohë. Të qenit nga Kosova është një pjesë e madhe e imja dhe marrja e nënshtetësisë shqiptare është emocionuese.”
Dua Lipa në intervistën e saj theksoi se sa shumë dëshiron të ndryshojë përshtypjen rreth Kosovës dhe që bota ta dijë se ka gjëra të tjera në të, se nuk identifikohet vetëm me luftën. Madje ajo dhe babai i saj organizojnë një festival muzikor në Prishtinë, qëllimi i të cilit është të sjellë në vend njerëz nga e gjithë bota.
“Kur kam jetuar në Kosovë, nuk na ka vizituar asnjë nga artistët e mi të preferuar. Ëndrra ime më e madhe është të jem në gjendje ta bëj këtë për fëmijët sot”.
Për momentin ajo ka deklaruar se po merret me albumin e saj të tretë dhe promovimin e tij, megjithatë thekson se aq sa e do karrierën e saj muzikore dhe mundësitë krijuese që i ofron, ajo nuk është vetëm muzikante, por diçka më e ndërlikuar.
View this post on Instagram
Emily SHBA- Modelja e njohur amerikane Emily Ratajkowski bëri një paraqitje zbuluese e veshur me një fustan nga Celia Krithariotis n&e...
Elon, Kris, Kim dhe Bradley SHBA- Hollywoodi dhe shkenca u bënë bashkë të shtunën mbrëma në ceremoninë e 10-t&...
Doja Cat SHBA- Këngëtarja e njohur Doja Cat u shndërrua në një kameleon në Coachella të dielën në mbr&eum...
Bebe Rexha SHBA- Festivali i Muzikës dhe Arteve në Coachella Valley 2024 në Indio, Kaliforni përfundoi fundjavën e tij të...
Jennifer Lopez SHBA- Këngëtarja e njohur Jeniffer Lopez është sërish në telashe, por tashmë për shkak të ...
Nelly Furtado SHBA- Këngëtarja e njohur Nelly Furtado, e cila ndërsa ishte shtatzënë u përball me një incident n&eu...
Roberto Cavalli ITALI- Roberto Cavalli ishte një nga stilistët më të famshëm italianë në botë dhe u nda nga je...
Sofia dhe Justin SHBA- Aktorja e njohur Sofia Vergara i bëri një referencë publike partnerit të saj, Justin Saliman, për ta f...
Salman Rushdie BRITANI- Novelisti britanik Sir Salman Rushdie ka folur me detaje rrëqethëse për BBC për atë që kujton ng...
Foto ilustruese DASHI Sot duhet të bëni shumë më shumë përpjekje për ta bërë jetën tuaj më të ...