Art&Argëtim

FOTOT/ Doja Cat ngjitet në skenën e Coachella, ndërron disa veshje gjatë performancës

Reperja doli në skenë në festivalin e 23-të në Indio, Kaliforni për të mbyllur fundjavën e parë.

15 Prill 2024, 15:18 Nga S.B
FOTOT/ Doja Cat ngjitet në skenën e Coachella, ndërron disa
Doja Cat

SHBA- Këngëtarja e njohur Doja Cat u shndërrua në një kameleon në Coachella të dielën në mbrëmje, e veshur me veshje të ndryshme që mahnitën turmën gjatë performancës së saj. Reperja doli në skenë në festivalin e 23-të në Indio, Kaliforni për të mbyllur fundjavën e parë.

Fillimisht ajo veshi një kostum të bardhë oversize me një paruke bionde. Pas çdo ndërrimi të veshjeve, Doja bënte shaka rreth skenës, duke xhiruar dhe bërë poza seksi, madje edhe duke simuluar marrëdhënie me kërcimtarët e saj

FOTOT/ Doja Cat ngjitet në skenën e Coachella, ndërron disa
Doja Cat

21 Savage dhe A$AP Rocky gjithashtu u shfaqën në skenë me Doja, duke e ndihmuar atë të performojë disa këngë. Ndërkohë lista e këngëve të Dojës ishte goxha e larmishme ku përfshinte hite si "Acknowledge Me", "Shutcho", "Tia Tamera", "F*** the Girls", "OKLOSER" dhe "Wet Vagina".

Shfletoni galerinë për më shumë fotografi.

doja cat coachella

Sondazh

Poll