Art&Argëtim

Gwen Stefani shkëlqen edhe në moshën 54-vjeçare, tregon sekretin që e ndihmon të duket më e re në moshë

Këngëtarja dhe kantautorja 54-vjeçare kishte vënë një grim të guximshëm, me eyeliner blu, buzëkuq të kuq dhe kristale të vendosura si maskë rreth syve.

15 Prill 2024, 17:14 Nga S.B
Gwen Stefani shkëlqen edhe në moshën 54-vjeçare, tregon
Gwen Stefani

SHBA- Këngëtarja Gwen Stefani performoi 'Don't Speak', hitin e saj të mrekullueshëm të viteve '90 në një ribashkim emocional dhe shpërthyes me No Doubt. Këngëtarja dhe kantautorja 54-vjeçare kishte vënë një grim të guximshëm, me eyeliner blu, buzëkuq të kuq dhe kristale të vendosura si maskë rreth syve.

Flokët e saj biondë ishin tërhequr dhe të kapur topuz. Këngëtarja duket se ka nën kontroll stilin e saj pasi siç ka thënë në një intervistë të mëparshme, rrallëherë ka punuar me grimierët.

Ajo e lyen vet veten: Unë mund t'i lyej buzët në mënyrë perfekte me buzëkuq të kuq në më pak se një minutë. Në fakt, në të gjithë karrierën time kam punuar vetëm një ose dy herë me artistë të grimit. Kam pasur një përvojë të keqe në një nga albumet e para të No Doubt. Erdhi një djalë dhe më leu kaq shëmtuar.

Ajo shtoi se: Unë jam më e bukur kur lyej veten. Por atëherë kisha frikë të them diçka. Edhe sot e kësaj dite i shikoj ato foto dhe them, bla.

Ajo ia atribuon pamjen e saj rinore edhe grimit, pasi të paktën nga fotot ajo mund të duket lehtësisht njëzet vjet më e re.

“Grimi është ajo që bën magjinë!" përfundon Gwen.

@gwenstefani toniiiiight No Doubt :) !!! ????️✨ @coachella ♬ just a girl - marley

gwen stefani coachella make up

Sondazh

Poll